Habit Pochettino: PSG është ndër ekipet që ka shpenzuar më pak

Mauricio Pochettino hidhet në kundërsulm.Trajneri i PSG në një intervistë për Marca, flet për shumë tema e ne veçanti atë të merkatos ku klubi parizien është sulmuar për merkaton si klubi që abuzon apo tejkalon limitet e vendosura nga UEFA. Për Pochettinon situata është shumë ndryshe.

“Ne nuk po bëjmë absolutisht asgjë jashtë rregullave, përkundrazi, ndër klubet e mëdha ne jemi ekipi që ka shpenzuar më pak duke blerë lojtarë me parametra zero. Ndonjëherë flisni shumë pa e ditur dhe po të shkojnë për të kontrolluar llogaritë e klubeve të tjera kush e di se çfarë surprizash do të gjenin ... "

Trajneri argjentinas më pas foli edhe për situatën e Mbappe, momentin e Messit dhe sulmin e frikshëm që ka në dispozicion.

“Situata e Mbappe është e hapur, askush nuk e di të ardhmen: PSG mund t'i ofrojë argumente që mund ta bëjnë atë të lumtur. Dhe në çdo rast, unë nuk kam asnjë dyshim që  nëse në maj do të kishte një finale të Champions-Real Psg, ai do të jetë 200% profesionist, sepse është një nga ata lojtarë si Messi apo Cristiano Ronaldo. Messi ? Leonardo më pyeti, a ka mundësi të regjistrojmë Messin, a do ta donit në ekip? Domethënë, ai madje më thirri për të më pyetur. Unë u përgjigja: është një shaka apo është vërtet e mundur? Dhe pastaj bisedimet filluan, gjithçka ishte shumë shpejt. Për Neymar, ai foli me Leonardo mendoj se gjithçka është e qartë për të ardhmen e tij”, përfundoi Pochettino./Ora News/.