"Të ka mbaruar vaji i kandilit!" Basha, Ramës: Mbaji langonjtë! I ke marrë veset dhe të këqiat e Berishës, 500 herë më shumë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përgjigje të kryeministrit që e akuzoi se kopjon Berishën në politikë, i tha nëse ka një person që ka marrë të këqiat dhe veset e tij është ai, madje 500 herë më të mëdha.

Në replikë me të në Kuvend, Basha i bëri të qartë Ramës se prej ditës së parë në politikë e ka trajtuar si armik për atë çfarë përfaqëson.

Shefi i opozitës apeloi Ramën që nëse nuk do të shohë reagime të tilla të mbajë deputetët e tij që ju referua si langonj dhe të mos provokojë opozitën.

Sipas Bashës foltorja e Berishës nuk është halli i tij por i Ramës.

Basha: Ata pak studentë të psikologjisë që mund të kenë ndjekur fjalën e dinë se për çfarë fenomenin mjekësor bëhet fjalë.  Quhet projektimi, e ka mendjen te dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh për ustain që ja ka kaluar në të gjitha drejtimet e këqia. Nuk i është afruar asnjëherë në gjërat e mira që ai ka bërë për këtë vend por çfarë ka pasur të këqia dhe vese i ka 500 herë më të mëdha. Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikush tjetër përveçse vetja ime por të jeni të sigurt kur jam vetja ime kur ju them jo ato që ju thashë, por shumë më kaq, nëse guxoni të vini në këtë foltore të na bëni moral ne opozitës ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve dhe oligarkëve që ka njohur Kuvendi në 30 vite.

Jemi në këtë sallë të bëjmë gjithçka për të kthyer demokracinë dhe legjitimitetin përndryshe ky është një kotec krimi dhe korrupsioni që po të kishte një fije guxim drejtësia gjysma prej jush do të ishit në hekura sot. Mos guxo as ti dhe as lagonjtë e tu të provokojnë opozitën, mirëmëngjes nga unë nuk ke për të dëgjuar siç nuk ke dëgjuar asnjëherë. Prej ditës së parë në politikë je sjellë ashtu siç je, si armiku im për atë që unë përfaqësoj. Sa herë më sheh të del para syve ora e rërës, ta ka mbajtur pak dorën llumi i tranzicionit.

Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë time që ti e njeh shumë mirë ashtu siç e njohin dhe një pjesë e deputetëve të tu këtu dhe një pjesë e atyre që drekon e darkon, kriminelët, qoftë ata që bëjnë si të fortë qoftë ata që ulin sytë kur ndeshen me ish-ministrin e  Brendshëm që ndryshe nga ministri jot i tanishëm, i mëparshëm dhe i mëparshëm u tregonte vendin dhe nuk bënte pazar me ta. Nëse nuk do të provokosh një reagim të tillë thuaju lagonjve të vetëpërbahen kur i drejtohen kësaj opozite që është shpresa e vendit. Është shpresa edhe për atë pjesë mes këtyre shumë të vogël dhe socialistëve jashtë kësaj salle që mezi presin tu heqin qafe ju që e mbani veten për sheikë të përjetshëm.

Të gjithë mund të jemi prindër më të mirë, në veçanti ne politikanët, unë kam një borxh të paparë ndaj fëmijve të mi dhe jam gati të marr leksione prindërimi nga çdokush në Shqipëri përveç teje. Halli more Edi Rama janë shqiptarët por ty kaq ta ka prerë. Halli yt është se të ka mbaruar vaji i kandilit, e dije para 25 prillit dhe e di pas 25 prillit. Doje të digjje prapë vajin 8 vjeçar, ja që nuk e djeg dot. Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di se nuk ka më dhjamë më për të shtrydhur prej shqiptarëve. E përmende 10 herë foltoren, nuk është halli im por halli jot. Bëhu gati dhe ti për foltore, nuk ka foltore të të shpëtojë ty.

Në sfidë me Ramën, Basha i tha se në komisionin hetimor për inceneratorët do të hetojë edhe të korruptuarit e qeverisjes së djathtë që ai për 8 vjet nuk i arrestoi

Basha: Unë kam guximin të të them se në komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes sonë. Ti që thua moratorium heshtje, që guxon të më përmendësh mua heshtjen pse nuk i arrestove ata për 8 vjet, pse nuk i çove në prokurori, pse nuk i dënove? Sepse e ke ortak nga Elbasani në Shijak apo se ta ka qejfi ti greposh e ti gradosh për ti hedhur kundër opozitës. Lojë e vjetër.

Mund ta luaje 4 vitet e para se isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua por tani ti ka mësuar gjithë bota. Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një  pavarësisht nëse buron nga parti apo parti tjetër, pavarësisht se darkon apo drekon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinionin përmes ekraneve të kapura. I njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, status quoja. Të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë.

Ju notoni në luks dhe pushtet. Zotërote ka harxhuar vitin e kaluar më shumë kohë me sheikë, darka sheikësh, kriminelësh e oligarkësh sesa duke takuar njerëzit e zonës elektorale. E keni shkatërruar reformën në drejtësi, i keni kapur për bishti drejtuesit e drejtësisë së re, i bëtë rezil ambasadorët e partnerëve tanë strategjikë duke u shkuar javë për javë: Veproni, veproni! Sa dalin ata nga dera kërcasin telefonat e 184, të tërmetit e të tjerëve dhe thonë mos veproni.

Mbushen sarajet dhe zyrat e tua me prokurorëqë të vijnë natën që të mos shkarkohen nga vettingu. Mos kujto se këto i di vetëm unë, dhe këtu vaji i kandilit ka mbaruar, edhe përëndimorët e kanë kuptuar. Bërë sikur ndërtove ngrehinën e drejtësiësë por e ke pa ashensor, pa elektricitet, pa sistem hidraulik, të papërdorshëm. Nga jashtë duket bukur, ta shesësh në ato panairet e kotësive ku shkon me atlete por nga brenda e kanë kuptuar se ti je rreziku më i madh i mundshëm që aktualisht është në koma të thellë prej teje.