Tensionet në veri, Kurti i përgjigjet Borrellit: BE nuk duhet ta bëjë aksionin e policisë problem etnik
Shefi i Stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi i është përgjigjur kryediplomatit evropian, Josep Borell pasi ky i fundit kritikoi qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme dhe pakoordinuara të aksionit të sotëm të policisë kundër kontrabandës.
Borrell përmes Twitterit shkruan se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës ditën e sotme duhet të ndalen menjëherë.
Dalipi ka replikuar në ‘tweet-in’ e Borell duke shkruar se policia sot ka zhvilluar aksion kundër krimit dhe kontrabandës në katër komuna të Kosovës përfshirë edhe Mitrovicën e Veriut.
“Aksioni i sotëm i policisë së Kosovës ka qenë i drejtuar kundër krimit dhe kontrabandës në katër komuna të Kosovës, njëra nga të cilat ka ngjarë të jetë pjesa veriore e Kosovës ku disa kriminelë kanë nxitur dhunën”, ka shkruar ai.
Dalipi po ashtu ka thënë se asnjë zyrtar i lartë i BE-së nuk duhet të provojë ta bëjë aksionin e policisë si problem etnik ose politik.
“Askush, dhe veçanërisht asnjë zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të provojë ta bëjë këtë si problem politik ose etnik, si dhe koordinimi i dyanshëm nuk është relevant në këtë rast, sepse për ta ndalur krimin dhe tregtinë e paligjshme është një kompetencë tipike për një shtet sovran”, ka shkruar ai./OraNews/
The violent incidents in the north of Kosovo need to stop immediately.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 13, 2021
Unilateral and uncoordinated actions that endanger stability are unacceptable.
All open issues must be addressed through the EU-facilitated Dialogue. We are in contact with Belgrade and Pristina.
4/4 Fyi, the prosecutor who authorized the action is a Serb, the judge is a Serb, and most of the police people in North Mitrovica municipality are Serb. 6 Albanians, 1 Serb, 1 Bosniak arrested. 6 policemen were hurt, one of which a Serb. Crime and contraband have no ethnicity.
— Luan Dalipi (@DalipiLuan) October 13, 2021
