Kush do të futet në Kosovë, duhet të paraqesë certifikatën e vaksinimit ose test PCR, ndryshe 7 ditë karantinë

Të gjithë ata që duhan të hyjnë në territorin e Kosovës, nga data 13 tetor 2021, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19.

Po ashtu, ata duhet të paraqesin dëshminë që kanë kaluar COVID-19 si dhe test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, lëshuar jo më shumë se 30 ditë para.

Testi RT-PCR negativ, nuk duhet të jetë më të vjetër se 72 orë, ndërsa test i shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë. 

Për shtetasit e Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët hyjnë në Kosovë, në rast se nuk posedojnë një nga dokumentet e mësipërme, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Këto persona duhet të plotësojnë një deklaratë për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse, ndërsa nga këto rregulla përjashtohen: 

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19; 

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë (5) orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç.