Burri që vrau gruan në Greqi/ Nuk del as në oborrin e burgut, ka frikë mos fotografohet

Babis Anagnostopoulos është burri që vrau bashkëshorte 21-vjeçare në shtëpinë e tyre në Glyka Nera në Greqi më 11 maj të këtij viti.

Mediet greke raportojnë se 33-vjeçari qendron i mbyllur në qeli 24 orë,refuzon madje të dalë edhe në oborrin e burgut, sepse ka frikë mos fotografohet.

Burime për Prwto Thema njoftojnë se Babis shkruan tërë kohës në heshtje.

Burri që vrau gruan në Greqi/ Nuk del as në oborrin e burgut, ka

Në repartin e 6-të të burgut Korydallos, 33-vjeçari mban distancë nga të gjithë , ndërsa marrëdhëniet me dy personat që ndajnë qelinë, një punonjës policie të korruptuar dhe një tjetër të burgosur për borxhe, janë formale.

Momentet e vetme kur ai ndalon së shkruari janë kur ai angazhohet në mensën e burgut si "nëpunës" dhe kur flet në telefon për të komunikuar me avokatin e tij z. Alexandros Papaioannidis.

Ai nuk pranon vizitorë dhe tani është duke pritur që të dhënat e reja nga Policia të futen në dosjen e tij.