Normalizohet situata në Kosovë, asnjë viktimë dhe 35 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2021, 15:30
Asnjë viktimë nuk është regjistruar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë kësaj kohe janë regjistruar 35 raste të reja.
Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412.
Në total numri i rasteve aktive është 1.051.
