E rëndë në Mal të Zi, humb jetën 19-vjeçarja nga Covid-19, s’ishte vaksinuar
Në Mal të Zi një 19-vjeçare është në mesin e tetë personave që humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Sipas mediave vendase bëhet e ditur se 19-vjeçarja ishte infektuar nga fundi i gushtit, dhe nuk ishte e vaksinuar.
“Gjatë trajtimit ajo kishte një sulm në zemër pas së cilit për kohë të shkurtër iu rikthye funksioni i zemrës, por pastaj pësoi edhe një sulm të dytë, pas së cilit nuk reagonte në terapi”, thuhej në deklaratën e Instituti të Shëndetit Publik në Mal të Zi.
Gjatë 24-orëve të fundit në Mal të Zi, janë regjistruar 448 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Podgoricë, 145.
Gjatë 24 orëve të fundit 517 pacientë janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 5.249.
Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi, 2,000 njerëz kanë vdekur, dhe 135,981 persona janë infektuar me koronavirus.
