Kosovë, filmoi veten në makinë duke udhëtuar me 260 km/orë, policia ia dërgon gjobën në shtëpi

Policia e Kosovës i dërgoi gjobën në shtëpi një qytetari në Kosovë, i cili filmoi veten duke udhëtuar me 260 km/orë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka publikuar videon në rrjetet sociale.

Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë publike gjobën për shoferin, që shkeli rregullat rrugore.

Në letrën e gjobës shkruhet se qytetari ka udhëtuar  255 km/orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte me 130km/orë.