Masakra e 1995-ës në Srebrenicë vazhdon të mos njihet si një akt gjenocidal nga Serbia
Republika Sërpska e Bosnjë-Hercegovinës ka vendosur të mos e bëjë të dënueshëm mohimin e gjenocidit në Srebenicë.
Dekreti u firmos nga presidentja e rajonit autonom me shumicë serbe, Zheljka Cvijanoviq, dhe hedh poshtë ndryshimet në kodin penal që kishte propozuar misioni diplomatik në vend.
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar i formuar në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit kishte kërkuar që mohimi i gjenocidit dhe i krimeve të tjera të dënuara në gjykatat vendëse dhe ndërkombëtare të dënohet me burgim tre muaj deri në pesë vjet.
Gjykata Kushtetuese e rajonit të dominuar nga serbët gjykoi në shtator se mosaplikimi i ligjit nuk shkel interesat kombëtare të popullit boshnjak.
Një nga partitë opozitare boshnjake në parlamentin e Republikës Sërpska ka paralajmëruar se do a apelojë vendimin.
Prej 28 korrikut kur hynë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal të Bosnjë-Hercegovinës, prokuroria ka hapur 22 çështje që lidhen me mohimin e gjenocidit, ndërkohë që dekreti i presidentes Cvijanoviq përcakton se autoritetet kompetente në Republikën Sërpska nuk do të bashkëpunojnë me ato boshnjake.

