Rama e nis ditën me pamje nga Fushë-Kruja: Lagjes së Rilindjes po i afrohet fundi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2021, 08:36
Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video me pamje nga ndërtimi i një lagjeje në Fushë-Krujë.
Sipas tij, ndërtimi të saj po i afrohet fundit, në kuadër të projektit të rindërtimit pas tërmetit tragjik të nëntorit të 2 viteve më parë.
Rama: Mirëmëngjes dhe me punën e palodhur ndërtimore për lagjen e Rilindjes në Fushë-Krujë që po i afrohet fundit, ju uroj një ditë të mbarë.
