Durrës: Sekuestrohen 10 kg kokainë, ishin fshehur në kapakët e kontenierëve frigoriferikë


Pavarësisht 4 ngarkesave me kokainë të kapura në katër muaj, menaxherit në Burg dhe administratorit në kërkim, tentativat për të futur drogë në Shqipëri me kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” nuk kanë të ndalur.

10 kilogramë e 185 gramë lëndë e fortë narkotike u sekuestruan këtë të martë në Portin e Durrësin.

Skenari ishte i njëjtë si në katër rastet e mëhershme gjatë këtij viti.

Sasia e drogës u gjet në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë me qendër në Tiranë.

Kokaina ishte e ndarë në pako të mbështjella me natriban që ishin fshehur tek kapakët e motorëve frigoriferikë të dy kontejnerëve.

Ngarkesa sipas burimeve kishte mbërritur pak ditë më parë në Portin e Durrësit dhe për shkak të precedentëve të kompanisë që është shënuar me të kuqe për rrezikun e trafikut të drogës janë kontrolluar me imtësi.

Pas zbulimit të drogës, administratori i ri i kësaj firme, Ermal Arapi është ndaluar nga policia!

Ngarkesa e parë me kokainë në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” ishte më 13 Korrik, kur u kapën 1 kg e 675 gramë kokainë,  ndërsa më e fundit ishte më 7 Shtator me 7.7 kg kokainë.

Gjatë 5 tentativave gjatë këtij viti në ngarkesat për llogari të “Alba Exotic Fruit” janë sekuestruar më shumë se 40 kilogram kokainë!

Që pas operacionit të parë, Menaxheri I Firmës Bajron Gumeni u arrestua, ndërsa administratori Eduard Dauti është në kërkim.

Emri kompanisë 'Alba Exotic Fruit' për herë të parë është përfshirë në trafikun e drogës në vitin 2019, kur në kontejnerët e saj u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga DEA Amerika në Pire të Greqisë.

Për kokainë atë kohë u vunë në pranga Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj, ndërsa u shpall në kërkim Gentian Malindi.