Ambasadorja e SHBA i kujton politikës rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet, veçon patronazhistët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2021, 17:17
Ambasada amerikane në Shqipëri nxit autoritetet shqiptare të implementojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Ambasadorja Yuri Kim ka veçuar një nga këto rekomandime, përkatësisht atë me numër 4 për garantimin e sigurisë së të dhënave personale, të cilat dolën masivisht në zgjedhjet e shkuara përmes të ashtuquajturve patronazhistë të PS-së.
"E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm - pa frikë apo presion apo joshje të paligjshme - është themelore për demokracinë" shkruan Kim.

