Basha e ngatërroi me Flamurin, përgjigja epike e Florit: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2021, 12:55
Aktori i humorit shqiptar, Florjan Binaj, komentoi në studion e "Ditë e Re" gafën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili ia ngatërroi emrin me 'Flamur'.
Gjatë një konference për protestën kundër rritjes së çmimeve, Lulzim Basha tha edhe emrin e aktorit Florjan Binaj.
Mirëpo ai e ngatërroi emrin duke thënë 'Flamur'.
"Unë besoj se është gjendje e momentit, gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Prandaj ka ngatërruar Florin me Flamurin. Nuk ka problem, janë gjëra që ndodhin," tha Flori.
Pavarësisht shakave, Florjan Binaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, të protestojnë sot para kryeministrisë, ora 17:00 për rritjen e çmimeve të produkteve në vendin tonë.


