VIDEO/ Tragjedi ajrore, rrëzohet avioni me parashutistë, vdesin 16 persona

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një avioni në në rajonin e Tatarstanit, Rusi.

Në aeroplan ndodhej një grup parashutistësh, njoftoi Ministria e Situatave Emergjente, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Gjithsej në bord ishin 23 persona, nga të cilët 21 parashutistë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.

Njësitë e shpëtimit janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Standardet ruse të sigurisë së aviacionit janë përmirësuar vitet e fundit, por aksidentet, veçanërisht me aeroplanët e vjetër në zona të largëta, nuk janë të rralla.

Një aeroplan transporti Antonov An-26 u rrëzua në Lindjen e Largët Ruse muajin e kaluar, duke vrarë gjashtë persona.