Hajdarmataj: Vetë politikës i intereson të mos u shërbejë qytetarëve, sepse është e korruptuar
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arben Hajdarmataj, Ekspert i Çështjeve të Sigurisë dhe Rendit u shpreh se politikës intereson të mos u shërbejë qytetarëve, sepse është e korruptuar.
Hajdarmataj: Funksionimi ose shërbimi që u ngarkon institucioneve, ndaj qytetarëve, është shumë i vakët. Nëse trysnia politika është shumë e madhe ndaj institucionit të policisë, pra nëse i diktohen edhe pjesa operacionale që të mos kontrollojë një objekt se është miku i deputetit, atëherë ne si qytetarë mbetemi pa shërbim.
Ne kemi nevojë që në lagje apo qytet të mos ketë krim, por këta kur i shërbejnë politikës, me korrupsion, atëherë policia nuk ofron shërbim për qytetarëve. Kjo ndodh edhe një gjë e tillë në drejtësi. Kur një gjyqtar kalon Vettingun edhe pse nuk justifikon 100 milionë lekë, por përjashtohet një tjetër që nuk justifikon 5 milionë lekë, atëherë ka ndërhyrje politike. Në këtë rast është vetë politika të cilët i intereson të mos u shërbejë qytetarëve, sepse është e korruptuar.

