Naço: Shumë shpejt do të krijohet agjencia e mbikëqyrës policore, do bëjë edhe Vettingun në polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2021, 21:31
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti i PS-së dhe Kryetar i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço u shpreh se në Kuvend shumë shpejt do të vijë ligji për agjencinë e mbikëqyrës policore.
Naço: Në Kuvend shumë shpejt do të vijë ligji për agjencinë e mbikëqyrës policore. Është një koncept i ri i kontrollit të brendshëm dhe bëhet një agjenci më vete, që do të jetë civile. Ajo do të merret me parandalimin e veprave penale brenda policisë, si dhe me ankesat.
Po ashtu do të hetojë paraprakisht me veprat që mund të kryejnë efektivët e policisë. Besoj se javës që vjen do të fillojë diskutimi në komisioni i sigurisë, ku do të marrë pjesë edhe opozita për këtë agjenci që do të krijohet. Kjo agjenci do të bëjë edhe Vettingun në polici.
