Ju flet Moska - Arben Ahmetaj, një "Vasil Kallup" offshore-sh, superministër i Ramës
Arben Ahmetaj, një "Vasil Kallup" offshore-sh, superministër i Ramës ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Arben Ahmetaj ka pasur një diplomë për mësues anglishteje. Kur u pyet ish-ministri i Financave pse mori Ahmetajn, ai tha se Nano i kishte thënë se duhet të merret ose atë, ose Vasil Kallupin. Arben Ahmetaj kur ishte Nano kryeministër, nuk u bë më shumë se sa zv. Kryeministër.
Ai njihet si Vasil Kallupi numër 2 i Nanos. Edi Ramës, sipas traditës së politikës shqiptare, që kur ikte një lider i merrte dhe i përdorte bashkëpunëtorit të parët, duke e ditur se këta janë më të zellshëm. Ashtu sikurse bënte Enver Hoxha me bashkëpunëtorët e Koci Xoxes.
Rama e ka bërë Ahmetajn një supërministër, që ka kontrollin e parave. Ai është i vetmi ministër që ka qëndruar në të gjitha mandatet e Ramës. Ahmetaj është një Vasil Kallup i off-shoreve.
Në vitin 2017 Arben Ahmetaj ishte duke folur para komisionit të ekonomisë që drejtohet nga Erion Braçe, ku ai i bëri një dush të ftohtë Arben Ahmetajt. Braçe pati një debat me Ahmetajn. Ahmetaj në ato kohë thoshte se nuk ka një ligj që i ndalon kompanitë që vijnë nga off-shoret në vendin tonë.
Nuk ja bëri goja Ahmetajt të thoshte se të ndërmerret një nisëm ligjore kundër këtyre skemave off-shore. Ajo që ka në dorë Shqipëria është që t’i ndalojë dhe të mos futen në vendin tonë këto skema.

