Merr flakë një banesë në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2021, 19:44
Ka marrë flakë një banesë në lagjen Manalat në Gjirokastër pasditen e sotme.
Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndonëse po bie shi i madh pa pushim, kjo gjë nuk ka favorizuar shuarjen e flakëve të banesa dykatëshe në pjesën qendrore të lagjes së sipërme të Gjirokastrës.
Banesa i përket fisit Kokalari dhe prej kohesh rezulton e braktisur pasi bujtësit e saj nuk banojnë prej kohësh aty.

