Policia procedon organizatorët, “sulm” ndaj pjesëmarrësve në protestën për çmimet
Policia procedon penalisht katër persona të cilësuar si organizatorë të protestës që u mbajt një ditë më parë tek kryeministria në Tiranë kundër rritjes së çmimeve.
Në një deklaratë zyrtare, drejtoria e policisë së kryeqytetit njoftoi se katër personat akuzohen se kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve në bulevardin dëshmorët e kombit.
"Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë" thuhet në njoftimin e policisë.
Edhe pse protesta e nuk kishtë një organizator të deklaruar dhe të shumtë ishin qytetarët të cilët dolën para kryeministrisë të organizuar në rrjetet sociale duket se policia ka bërë përgjegjës katër persona për tubimin ndërkohë që pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish javën e ardhshme.

