Homazhe në nder të Kosta Grillos, Starova: Pandemia na mori shumë miq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2021, 13:20
U zhvilluan sot në mesditë në ambjentet e stadiumit “Selman Stërmasi”, homazhet në nder të gazetarit sportive dhe komentatorit emblematik, Kosta Grillo.
Të afërm e miq dhe shumë njerëz të sportit ishin të pranishëm për t’i dhënë përshëndetjen e fundit, komentatorit që humbi betejën me koronavirusin teksa Sulejman Starova, një nga trajnerët dhe drejtues i futbollit shqiptar e kujton me mall ish mikun e tij.
“Kemi humbur shumë miq nga pandemia, Kostën e kisha shumë mik dhe akoma kam në veshët e mi fjalët e tij para se të shkonte në Stamboll, pësoi një aksident dhe shqetësohej shumë për të shoqen që e kishte në gjendje të rëndë. Humbëm një nga ikonat e transmetimit”, tha Starova./Ora News/.