Si krijohen shpellat? Gjeologu Sokol Marku shpjegon në "Shkurt e Shqip"

Gjeologu Dr. Sokol Marku për emisionin "Shkurt e Shqip" në RTV Ora me moderator Eljan Tanini ka shpjeguar se si krijohen shpellat.  Ai u shpreh se duhen miliona vite për t'u krijuar një shpellë.

Marku: "Shpellat krijohen kryesisht nga veprimtaria e ujit. Uji futet dhe krijohen çarje të vogla të cilat vazhdojnë zmadhohen, derisa krijohet një shpellë. Procesi i formimit të shpellë është një proces i cili kërkon jo shekuj, por kërkon miliona vite.

Shpellat kanë një moshë nga 300-500 milionë vjeçare, janë krijuar fillimisht nën det dhe pastaj si rezultat i proceseve tektonike janë ngritur sipër tokës. Pastaj çarjet që janë krijuar nga lëvizjet tektonike janë shfrytëzuar nga uji i cili ka hyrë edhe ka filluar procesin e krijimit të shpellave. Fenomeni i krijimit të këtyre shpellave është ai që quhet fenomeni i 'karstezimit.'/OraNews/