Mos harroni çadrat sot, reshje në të gjithë territorin dhe ulje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira dhe reshje shiu për gjatë gjithë ditës.

Sipas MeteoAlab, gjatë orëve të mesditës parashikohet të ketë intervale të shkurtra pa reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor - Juglindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim mbi 6 ballë.