Qarkullonin 250 mijë euro drogë në javë, mes 25 trafikantëve nën hetim edhe shqiptarë

25 persona janë vënë nën hetim nga autoritetet policore italiane tëTorinos me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike të tipit kokainë e hashash. 

Operacioni i koduar "Revenge 2020" ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh i përbërë nga shtetas shqiptarë, marokenë e italianë. 

Hetimet e operacionit zgjatën rreth 6 muaj e zbardhën aftesinë e këtij grupi kriminal në trafikimin e rreth 250 mijë euro drogë e rreth 300 gram kokainë në javë. 

Në operacion morën pjesë rreth 100 forca policore të qyteteve Torino, Asti, Alessandria, Cuneo, Biella, Novara Pavia, Verbania, Rimini e të Repartit të parandalimit të krimit të rajoneve Lombardia e Toscana.

Ndër 25 persona të vënë nën hetim, 12 janë vënë në masë ndalimi, 7 prej të cilëve në arrest me burg.

Baza e këtij grupi ishte një lokal në Vercelli e më pas shpërndahej në territorin e Piemontes.

Kanali i furnizimit me lëndë narkotike sigurohej nga lidhjet me trafikantë që vepronin në territorin e provincave Pavia e Novara.