Një tjetër mrekulli me Watford? Claudio Ranieri emërohet trajneri i ri

Ish heroi i lavdishëm i Leicester City, Claudio Ranieri rikthehet zyrtarisht në Premier League. Magjistari i vjetër i cili bëri mrekullinë duke shpallur kampion Leicester City në vitin 2016, tashmë do të nisë një aventurë të re në kampionatin më të mirë në botë me ekipin e Watford.

Për 69-vjeçarin i cili për pak ditë do të ndryshojë dhe prefiksin si një 70-vjeçar, është aventura e katërt në Premier League, pas Chelseat, Leicester dhe Fulham.

Ranieri do të marrë postin e lënë bosh nga Xisco Munoz i cili u shkarkua për rezultatë të dobëta teksa firmosi për dy sezone me Hornets, klubi që zotërohet nga familja italiane Pozzo, që gjithashtu ka Udinesen në Serinë A.

Sigurisht që anglezët do të çmenden duke rikthyer bastet për një tjetër mrekulli, që Watfordi fiton titullin e që është një utopi por objektivi i madh i Ranierit është sigurisht mbijetesa, e për sezonin tjetër gjithçka mund të ndodhë!./Ora News/.