Villarreal bën goditjen me parameter zero, firmos me ish mbrojtësin e Tottenham

Mund të quhet një goditje e madhe në merkato për Villarrealin. “nëndetësja” e verdhë e cila po lufton në kampionat dhe në Champions League ka përforcuar mbrojtjen me një emër të madh duke parë CV-në e tij dhe bëhet fjalë për Serge Aurier.

Ish mbrojtësi i Tottenham ishte i lire dhe pa kontratë pas përfundimit të aventurës me Spursat dhe ofertat për të nuk mungonin.

Emery ishte një nga arsyet që bindën Aurier të zgjidhte Villarrealin për të vijuar karrierën, me 28-vjeçarin që firmosi për një sezon me të drejtë rinovimi për dy vite të tjera në fundin e këti sezoni.

Aurier nuk ishte në planet e Espirito Santo te Tottenham të cilët vendosën të prishnin kontratën me mbrojtësin i cili vonoi disi të zgjidhte ekipin e ri me të cilin do të nisë aventuën vetëm pas përfundimit të ndeshjeve të kombetareve. Kjo pasi mbrojtësi edhe pse pa një klub, është lojtar i rëndësishëm i Bregut të Fildishtë që e ka grumbulluar atë për ndeshjet eliminatore të Botërorit për zonën e Afrikës./Oa News/.