Samiti i BE në Slloveni, Varhelyi: Duhet të marrim përgjegjësi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Europë
Para nisjes së Samitit të Sllovenisë, eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se Bashkimi Europian duhet të mbajë përgjegjësitë që i takojnë dhe të çojë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit në BE.
Nëpërmjet postimit në Twitter, Varhalyi e cileson ditën e sotme si një ditë shumë të rëndësishme, duke kërkuar nga anëtarët e BE-së të përkushtim të plotë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
"Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Drejtuesit tanë do ta bëjnë të qartë se ne jemi të përkushtuar për integrimin dhe anëtarësimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Euoropian. Prandaj, ne duhet të marrim përgjegjësitë dhe vendimet tona që na çojnë drejt kësaj", shkruan eurokomisioneri në Twitter.
At #EUWBSummit2021 at Brdo: Today is a very important day. Our leaders will make it clear that we are committed to full integration & membership of #WesternBalkans in #EU. Therefore, we have to take our responsibilities & decisions that lead us to this. https://t.co/2t8sR9pUVO pic.twitter.com/ZuQcorBjPo
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 6, 2021
