Tre italianë në Pandora Papers, Ancelotti dhe bosi i Camorras të përfshirë
Në rreth 12 milionë dokumente fiskale financiare të publikuara nga "International Consortium of Investigative Journalists", rezultojnë dhe emrat e tre italianëve.
Në listën e Pandora Paper është trajneri i skuadrës së Real Madrid, Carlo Ancelotti.
Ish-lojtari i Milanit e sot trajner rezulton i përfshirë në një kompani të huaj në ishujt britanikë Vergini e cila merret me të drejtat e menaxhimin të imazhit të tij.
Sipas medieve spanjolle dokumentet e "Pandora Paper" po hetohen nga sistemi fiskal spanjoll.
Carlo Ancelloti ka qenë nën hetim të autoriteteve fiskale spanjolle në vitet 2013 e 2015.
Italiani i dytë i përfshirë në këtë listë është mafiozi, bosi i Camorrës, Rafaele Amato i cili po kryen 20 vite burg për pjesëmarrje dhe aktivitet mafioz.
Sipas "Pandora Papers" ai ka përdorur një kompani me seli në Montecarlo për të menaxhuar sipas një skeme të caktuar një kompani kasafortë angleze që përdorej për të blerë toka e pasuri të patundshme në Spanjë.
Italiani i tretë është Delfo Zoris, ish-neonazist e klient i besuar i kompanisë multinacionale zvicerane Fidnam.
Ai ka përdorur emrin japonez Hagen Roi për të kryer operacionet e tij financiare.
Deri më tani asnjë prej italianëve të përfshirë në "Pandora Paper" nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbi këtë skandal./OraNews/
