Kryebashkiakja shpall luftë kundër karteleve të drogës: Do ju shkatërrojmë

Kryebashkiakja e  qytetit të Mekiskës, Sandra Cueva ka shpallur luftë të hapur kundër krimit të organizuar.

Në një fjalim në Kongresin e qytetit të Meksikës, Cuevas ndau vendosmërinë e saj për të shkatërruar  kartelet e drogës.

"Ne do të përballemi me krimin e organizuar, krimi i organizuar do të largohet nga Cuauhtémoc", ka thënë 35-vjeçarja.

Kryebashkiakja shpall luftë kundër karteleve të drogës: Do

Sipas Milenio.com, Cuevas ka këmbëngulur se politika e saj e rreptë ka mbështetjen dhe koordinimin e plotë të qeverisë.

"Edhe nëse ka një ose një mijë kërcënime, objektivi i garantimit të sigurisë do të përmbushet," është shprehur kryebashkiakja e re.

Ajo shtoi se kartelet e drogës që do të goditen janë La Unión, Anti-Unión, La Ronda 88 dhe grupi i militarizuar CJNG.

Kryebashkiakja shpall luftë kundër karteleve të drogës: Do

Këto masa do të merren për mbrojtjen e rreth 550,000 banorëve të zonës dhe rreth 6 milionë vizitorëve të përditshëm./Ora News/