Sulejmani rrëfen vështirësitë me kancerin e gjirit: Kisha lodhje, s’doja të shihja lot në sy të prindërve
Tetori rozë u diskutua sot në “Jeto me Orën”.
Kanceri i gjirit si ta parandalojmë por mbi të gjitha cilët janë faktorët e riskut. Në studio erdhi në rrëfim nga Evisa Sulejmani punonjëse sociale, e cila rrëfeu se si u përball me kancerin. Ajo u ndal tek simptomat e para sesi rastësisht vendosi të kontrollohej e deri tek lufta me kimioterapinë.
Evisa u shpreh se lufta ishte e vështirë por forca dhe pozitivitet janë dy armët që sipas saj e ndihmuan që të dilte nga kjo betejë.
Ervisa tha se gjithkush duhet të drejtohet tek mjeku dhe asnjëherë nuk duhet të konsiderojë këshillat e njerëzve të çfarëdoshëm. Ndërsa Onkologia Kleida Mati tha se duhet të insistojmë tek faktorët e rriskut. Mënyra e jetesës, aktiviteti sportive si dhe ushqyerja janë shumë të rëndësishme.
Onkologia Mati u shpreh se gratë në Shqipëri rrezikojnë në mosha të hershme ndaj kujdesi duhet të jetë maksimal./ Ora News/
