Rezultati i zgjedhjeve, 3 ish-kryeministra përballë një beteje politike
Zgjedhjet vendore në Itali vunë përballë një betejë politike, tre ish-kryeministra italianë, dy prej të cilëve sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre si lider politik i një partie, Enrico Letta kryetar i Partisë Demokratike, Gisueppe Conte kryetar i Lëvizjes Yje e Silvio Berlusconi lider i Forza Italia e i qëndrës së djathtë italiane.
Vendoret 2021 në Itali në raundin e parë të tyre konfirmuan fitoren e qëndrës së majtë italiane e të Partisë Demokratike me liderin e saj të ri ish-kryeminsitri Enrico Letta, humbjen e Lëvizjes me Yje me liderin e ri ish-kryeminsitrin Giuseppe Conte e zhgënjimi por jo humbje për momentin deri në pritje të rezultateve të balotazhit, për qëndrën e djathtë e në veçanti për partinë Forza Italia të ish- kryeministrit Silvio Berlusconi, edhe pse kandidati i Forza Italia arrit të fitojë drejtimin e rajonit të Kalabrisë.
Më datë 3 e 4 tetor janë zhvilluar zgjedhjet vendore në Itali e mbi 12 milionë italianë votuan për zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë në rreth 1200 komuna ndër të cilët dhe qytetet e mëdha si kryeqyteti Rome, Milano, Napoli, Torino, Bolonja, Trieste, Brindizi etj.
Pjesëmarrja e votuesve që mjaft e ulët rreth 54.3% e disa herë më pak se zgjedhjet e pesë viteve më parë të 2016 kur votuan mbi 61% e italianëve me të drejtë vote.
Vendoret 2021 përcaktuan fitues qëndrën e majtë italiane e Partinë Demorkatike në Milano, e në Napoli e Bolonja fitoi aleanca Parti Demokratike e Lëvizja 5 Yje.
Qëndra e djathtë fiton në Kalabri ku është zgjedhur Guvernatori i ri e janë në ballotazh pas dy javësh qytetet Trieste, Torino, Roma.
Kryeqyteti italian do të jetë një provë force mes dy grupimeve politike të së majtës e së djathtës me dy kandidatë të forët që mbyllën raundin e parë me një rezultat mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Lëvizja 5 Yje e drejtuar nga ish-kryeminsitri Giuseppe Conte, doli zhgenjyese në këto zgjedhje me humbjen e dy qyteteve kryesore si Roma e Torino e në komunat ku mundi të fitojë ja arriti vetëm në aleancë me Partinë Demokratike.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të sjellë padyshim një ekulibër të ri në koalicionin politik të qeverisë Draghi e do të lehtësojë punën e tij në aprovimin e reformave që janë objektivi i këtij ekzekutivi, ku ndër të më të rëndësishmet është reforma fiskale.

