Marrëveshja Kosovë-Serbi, Borrell: Takimi me SHBA-në pati sukses, por interesat s’përputhen gjithmonë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në fjalën e tij që ka mbajtur para eurodeputetëve në Parlamentin Evropian ka përmendur dhe  marrëveshjen për targat e automjeteve, të arritur mes Kosovës dhe Kosova dhe Serbisë të enjten në Bruksel.

Ai ka falënderuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar për rolin e tij në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

 “Në Ballkanin Perëndimor më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, e cila u zgjidh falë punës së mirë të të dërguarit tonë special, Miroslav Lajçak, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv”, tha Borrell.

Ai tha se marrëdhënet me SHBA janë shtylla më e fortë e lirë, ndërkohë shtoi se Bashkimi Evropian duhet ta ndërtojë autonominë e vetë, pasi interesat s’do përputhen gjithmonë.

“Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen gjithmonë”, deklaroi Borrell.