Video/ U ndalën me motoçikletë për të vjedhur çiftin në rrugë, e pësojnë hajdutët. Përplasen me makinë nga pas
Ky është momenti tronditës kur një shofer makine përplasi qëllimisht dy hajdutë që ishin në motoçikletë dhe po përpiqeshin të grabisnin një çift në mes të ditës.
Besohet se 2 personat që udhëtonin me motoçikletë ishin përpjekur të grabisnin shoferin e makinës tip "SUV" para se ai t'i ndiqte dhe t'i përplaste.
Incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë në zonën Campo Limpo të qytetit brazilian të Sao Paulos rreth orës 14:00 të 2 tetorit.
Nga pamjet shihet se hajdutët e maskuar në një motor i drejtojnë armën një çifti në rrugë.
Më pas, dyshja me motor përplasen nga makina e bardhë shoferin e së cilës kishin tentuar ta grabisnin më parë.
Nga përplasja hajdutët kanë marrë lëndime, por ata arritën që të largohen nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.
Sipas policisë është arrestuar një person si i dyshuar për ngjarjen, ndërsa shoferi i makinës deklaroi se ishin përpjekur ta vidhnin para se t'i drejtonin armën çiftit në rrugë.
Policia ka konfirmuar se po vazhdon kërkimet për të gjetur të dyshuarin e dytë./OraNews/
