Dy orë pa Facebook, 160 milionë $ humbje për ekonominë globale
Rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rënë në të gjithë botën.
Tre aplikacionet më të përdoruara në pronësi të Facebook ranë rreth orës 17:00 të pasdites së sotme( 4 tetor) dhe nuk mund të arrihen përmes Webit ose aplikacioneve përkatëse.
Një zëdhënës i kompanisë reagoi përmes Twitter duke thënë: "Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionin Facebook. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim."
We’re aware that some people are having trouble accessing our apps and products. We’re working to get things back to normal as quickly as possible, and we apologize for any inconvenience.
— Andy Stone (@andymstone) October 4, 2021
NetBlocks, i cili gjurmon ndërprerjet e internetit dhe ndikimin e tyre, vlerëson se kjo ndërprerje i ka kushtuar ekonomisë globale 160 milion dollarë dhe ka ulur çmimin e aksioneve të Facebook me më shumë se pesë përqind.
Shumë ekspertë spekulojnë se shkaku i ndërprerjes mund të jetë një gabim me DNS, ose sistemin e emrit të domain-it, për faqet e Facebook.
???? With Facebook, WhatsApp, Instagram and Messenger down for over one hour and counting, the Cost of Shutdown Tool (COST) calculates a rough estimate of ~$160m in losses to the global economy.https://t.co/dCoqDqgcec pic.twitter.com/jcxZvTLEKC
— NetBlocks (@netblocks) October 4, 2021