Rumani, akuza për blerje deputetësh, sot mocioni i mosbesimit kundër kryeministrit
Partia nacionaliste që është ndarë nga koalicioni, i cili qeveris Rumaninë pretendon se kryeministri, Florin Kicu, po tenton të blejë deputetët e saj për të fituar mocionin e mosbesimit kundër tij, që do të mbahet të martën.
Opozita rumune ka akuzuar kryeministrin Florin Kicu se po tenton përmes ryshfetit që t'i shpëtojë mocionit të mosbesimit.
Akuzat u bënë nga George Simion, kryetari i partisë "Aleanca për Bashkimin e Rumunëve", i cili drejton 40 deputetë.
Simion pretendon se ka telefonata të regjistruara ku parlamentarëve të tij i kërkohet ta bojkotojnë votimin kundër qeverisë të planifikuar gjatë ditës.
Në këmbim, deputetë të shumicës u kanë ofruar poste në bordet e kompanive shtetërore të energjisë.
Partia e Simionit provoi edhe në shtator të kërkojë mocion mosbesimi kundër kryeministrit Kicu, por tentativa u bllokua nga parlamenti, ndërsa të martën debatohet mocioni i propozuar nga Partia tjetër Socialdemokrate.
Opozita pretendon se i ka votat e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë e djathtë.
Studim: Implanti i trurit që kuron depresionin e rëndë
5 Tetor, 07:47
Kryeministri Kicu fitoi javën e kaluar garën për lidershipin e Partisë së tij Liberale Kombëtare, por është kritikuar për menaxhimin e dobët të pandemisë, dhe koalicioni qeverisës u trondit një muaj më parë nga shkarkimi prej tij i ministrit të Drejtësisë./Ora News/


