Dyshonte se ka armë, oficerja e policisë qëllon në këmbë 31-vjeçarin se nuk iu bind urdhrit
Një oficere e policisë ka qëlluar një burrë në këmbë gjatë një përplasjeje pasi mendonte se ai kishte me vete armë të tipit pushkë.
Pamjet në një video të publikuar nga “The Sun”, tregojnë oficeren teksa gjuan në këmbë 31-vjeçarin në Worcester.
Policët kanë dyshuar tek ky i fundit pasi ai nuk ka dalë nga makina e tij si dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ngritur duart në ajër.
Pastaj një oficerja i afrohet burrit dhe e qëllon në këmbë disa metra larg.
Mësohet se policia kishte marrë informacion të saktë se ai kishte armë në makinë
Burri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë aksionit nuk pati persona të tjerre të plagosur.
Ndihmës shefi policia Rachel Jones tha: “Ky është një incident jashtëzakonisht i pazakontë për zonën tonë të policisë.”



