Mbyllen zgjedhjet vendore në Itali, pjesëmarrja e votuesve në nivel kombëtar është rreth 59.53 %

Pasditen e sotme janë mbyllur zgjedhjet vendore në Itali.

Të dhënat e para flasin se pjesëmarrja e votuesve në nivel kombëtar është rreth 59.53 %.

Dalin EXIT POLL-et e para që shfaqin skenarin se mjaft qytete kryesore italiane do të shkojnë drejt ballotazhit pasi nuk është mundur të kalohet preferenca mbi 50% e votuesve.

Sipas Exit Polle-eve Roma nuk do të drejtohet më nga Lëvizja 5 Yje e nga kryebashkiakja aktuale Virginia Raggi e cili kishte rikandiduar përsëri.

Në Romë kandidati i qendrës së djathtë Enrico Michetti ka marrw 27%-31%, kandidati i qendrës së majtë Roberto Gualtieri 26.5%-30.5%,  Carlo Calenda i Partisë Azione, 16.5%- 20-5% e Virgina Raggi, kryebashkiakja aktuale e Romës Virgina Raggi e Lëvizjes 5 Yje 16.5%- 20.5%.

Në Milano, Kryetar aktual i bashkisë së Milano e kandidat në këto zgjedhje i qendrës së majtë pritet të rikonfirmohet me 5%-58%%, Luca Bernardo i qendrës së djathtë me 32%-36%  e Gianluigi Paragone i Partisë antieuropeiste Italexit me 2- 4%.

Në Torino kandidati i qendrës së majtë Stefano Lo Russo ka marr 44%-48%, i qendrës së djathtë Paolo Damilano 36.5-40% e Lëvizja 5 Yje me Valentina Spagna 7-9%.

Në Napoli me një pjesëmarrje mjaft të ulët votuesish nën 40%, sipas Exit Polleve do të fitojë kandidati i koalicionit Lëvizja 5 Yje- partia Demokratike Gaetano Manfredi me 57-61%, kandidati i qendrës së majtë Catello Maresca me 19-23 %.