E rrallë, ndahen binjakët siamezë

Një ekip mjekësor në Spitalin Special në Aman kanë kryer me sukses operacionin  e ndarjes së binjakëve të bashkuar, Ahmad dhe Mohammad, të cilët u dërguan në Jordani nga Jemeni më 6 shkurt. Kreu i ekipit të konsulencës pediatrike, Dr. Fawi al-Hammury,  u shpresh se ndërhyrja ishte emergjente.

"Organet dhe indet u bashkuan dhe ata ndanë një mëlçi, një membranë zemre, një kafaz torakal dhe një diafragmë. Ndarja e tyre ishte një domosdoshmëri urgjente."

Në ekip mjekësor prej 25 anëtarësh realizuan ndërhyrjen delikate, duke kryer operacionin e parë të suksesshëm në Jordani për ndarjen e binjakëve siamezë

"Operacioni zgjati tetë orë. Dy vëllezërit, Ahmad dhe Mohammad, dolën nga operacioni, secili në një shtrat të veçantë. Fazat e rrezikshme gjatë ndarjes u kryen duke përdorur teknologjitë më të fundit mjekësore dhe të avancuara pajisje, në duart e kirurgëve më të mire,” u shpreh Dr. Fawzi al –Hammury.

Operacioni për binjakët u krye në departamentin e kujdesit intensiv nga një ekip multidisiplinar. Ky udhëtim zgjati tre muaj, dhe sot Ahmed dhe Mohamed janë mirë me shëndet dhe po përgatiten për kthimin e tyre të sigurt në vendin e tyre./Ora News/