E zbulon Gjici për RTV Ora: Ja kur do të jetë gati stadiumi i Kukësit

Kryetari i Bashkisë Kukës dhe njëkohësisht dhe Presidenti i ekipit të Kukësit, në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, thotë se është i kënaqur nga puna e trajnerit  Diego Longo, pasi ka bërë një sistem loje ndryshe.

Në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin “Ora Sport”, Gjici ka treguar dhe datën se kur do të jetë gati stadiumi i Kukësit.

Safet Gjici: Jam i kënaqur, trajneri ka bërë një punë të mirë, një sistem loje krejt tjetër ngaqë ka pasur Kukësi. Është ekipi i ri e do kohën e vet. Kemi pasur gabime me Laçin dhe me Teutën sot, janë gabime që mund të bëhen. Nuk është dramë. Brenda muajit do të rikthehemi në stadiumin tonë. Do pritet afati i fushës, se natyrisht stadium nga ana ndërtimore ka përfunduar. Mendoj se nga data 15-20 Nëntor do luajmë në stadiumin tonë.

Gjici thotë se ndërtimi i stadiumit është me standarde të UEFA-së

Safet Gjici: Stadiumi për Kukësin është një vlerë e shtuar. Është me standarde të UEFA-së.