Video/ Dita e humbjeve të mëdha, edhe Bayerni pëson disfatën e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2021, 19:30
Teksa PSG dhe Real Madrid provuan sot shijen e humbjes së parë në kampionatet respektive, edhe kampionët në fuqi të Gjermanisë e pësuan në të njëjtën mënyrë.
Bavarezët e Nagelsmann humbën në shtëpi 1-2 përballë Eintracht Frankfurt të cilët përmbysën rezultatin në favorin e tyre.
Në “Allianz Arena”, Bayerni kaloi në avantazh fillimisht me Goretzkan në 29’ ndërsa menjëherë miqtë barazuan me Hinteregger në 32’.
U mendua fillimisht se do të ishte një vijim i lehtë për bavarezët por në 83’, ishte Kostiç që i ndëshkoi me golin e dytë duke i shkaktuar edhe humbjen e parë skuadrës së Nagelsmann./Ora News/.
