Shokon Longo pas vetëm 4 javësh, paralajmëron largimin nga Kukësi
Kukësi i këtij sezonit po luan bukur dhe është përgëzuar shumë për stilin e lojës nën drejtimin e italianit Diego Longo. Edhe pse ekipi verilindor u mund nga Teuta, skuadra bëri mirë por ajo që ka shokuar tifozët është fjala e trajnerit në fund të ndeshjes.
Italiani duket se ka vendosur të largohet nga drejtimi i Kukësit pas vetëm 4 javësh dhe arsyen ndoshta e di vetëm trajneri sepse në fjalën e tij tha se ndihet i lumtur dhe se nuk ka probleme me drejtuesit por është koha për reflektim.
“Është një moment që duhet të jemi të qetë. Duhet të flasim për situatën dhe reflektojmë të jemi më të qetë dhe diskutojmë, të gjithë duhet të diskutojmë diçka. Duhet të jemi të qetë, të kemi kujdes e diskutojmë me klubin.
Nuk kam asgjë kundër klubit, jam i lumtur për klubin. Do të falënderoj presidentin Gjici se më është dhënë kjo mundësi. E thashë edhe një herë që të jemi të qetë dhe të mendojmë për këtë situatë”, deklaroi trajneri italian. /Ora News/.
