Video/ Napoli nuk e lëshon kreun, mposht 2-1 Fiorentinën. Fiton edhe Roma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2021, 20:03
Një Napoli i vetëm në krye të Serisë A. Të kaltërit e Spallettit harrojnë humbjen në Europa League për të fituar sërish në kampionat, ndeshjen e 7 radhazi e kësaj radhe viktima ishte Fiorentina.
Në “Artemio Franchi”, Napoli fitoi një ndeshje të luftuar ku falë golave të Lozano dhe dardanit Amir Rrahmani triumfuan 2-1. 21 pikë tashmë në renditje për Napolin të cilët e kanë seriozisht këtë vit në rrugën për titull.
Ndërkohë edhe Roma e Mourinhos mori një fitore me rëndësi pasi mposhti 2-0 Empolin në “Olimpico” me Kumbullën që ishte sërish në stol. Pellegrini dhe Mkhitaryan ishin autorët e golave ndërsa në renditje verdhekuqtë janë tani në vendin e katërt./Ora News/.
