Fituan kundër Kukësit/ Kallaku: Vështirësi është të mbash ritmin dhe të fitosh përsëri kampionatin
Në “Elbasan Arena” u luajt një nga ndeshjet më të bukura deri tani të kampionatit shqiptar ku Teuta fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Kukësit .
Futbollisti i ekipit të Teutës, Sherif Kallaku, shprehet se është vështirë ta mbash ritmin dhe të fitosh sërish kampionatin.
I ftuar në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, futbollisti shprehet se ndeshja që luajtën me Dinamon nuk ishte ajo që prisnin.
Sherif Kallaku: Vështirësia është të mbash ritmin dhe ta fitosh përsëri kampionatin. Teuta ka një ekip cilësor. Nga 4 ndeshjet që kemi bërë kemi pasur shumë ndeshje të vështira përsa i përket kalendarit. Ndeshja me Dinamon nuk ishte ajo që donim sepse nuk krijuam aq shumë raste. Jam shumë i lumtur për pikët.
Përsa i përket largimit nga Shqipëria ai tha se nuk është në dorën e tij.
Sherif Kallaku: Qëndrimi im në Shqipëri nuk është në dorën time. Mbetet për t’u parë. Jam I lumtur që jam këtu.
