“Lëvizja e tij jep shpresë”, Maliqi: Berisha, u prit me këngë dhe valle kur ishte në Berat, e mban fjalën

Ish-Kryeministri Sali Berisha, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD, vendim që u mor nga Kryedemokrati Lulzim Basha, ka ndërmarrë nismën e ashtuquajtur “Foltore”.

Berisha nisi takimet me demokratët në 16 Shtator në Tiranë, duke vijuar më pas në Fier, Vlorë, Durrës, ndërsa sot të zhvillojë foltoren në Shkodër.

Për ish-deputetin Lefter Maliqi, kjo lëvizje jep frymë dhe shpresë për bashkimin e frontit opozitar.

Në një intervistë për Ora News, Maliqi, thotë se Berisha është politikan që mban fjalën ndërkohë shton se në vitin 200, ai është pritur me këngë dhe valle në Berat.

Lefter Maliqi: E vetmja shpresë për shqiptarët, është kjo lëvizje që është bërë tani brenda PD. Jep një frymë, jep shpresë dhe të jep një hapje për bashkimin e frontit opozitar, i cili ka qenë pothuajse informal. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të marrëveshjes që ka ndodhur në vitin 2017 mes Bashës dhe Ramës.  Berishën dhe Metën i njoh për mbajtje fjale. Berisha është një nga më të rrallët që fjalën e kthen në realitet. Kur kam qenë deputet në vitin 2009-2013 në qarkun e Beratit, Berisha është pritur me këngë dhe valle në zonë të majtë.

Të gjitha premtimet i ktheu në realitet. Sigurisht kur ndodhi kjo thikë pas shpine nuk duket ndonjë habi e madhe për pakënaqësitë që kanë ndodhur. Mua më premtuan për të qenë i pari në listën e Beratit dhe pas një debati me Kryetarin aktual në ikje nga lëvizjet e fundit, ja thashë që je njeri që nuk mban fjalën.

Jam i bindur se është lobimi i Soros dhe Edi Ramës për të goditur Berishën dhe për të mbajtur opozitën në pushtet.

Maliqi thekson se mbështetësitë e Berishës se janë të bindur se veprimi i Bashës ka ardhur për të futur Amerikën në mes.

Lefter Maliqi: Të gjithë mbështetësitë jemi të bindur se kjo është një manovër e këtyre lobingjeve, për ta përdorur për ta futur Amerikën në mes. Dhe Berisha ka gabimet e veta, dhe kur ndodhi kjo vendimmarrje personale, unë u shtanga se askush nuk e priste.