“Rreze të Jetës”/ Përlotet administratorja: E hapa shtëpinë me një të moshuar, ja si më thërriste

Administratorja e Shtëpisë së të moshuarve “Rreze të Jetës”, Lili Sadaj, është emocionuar teksa ka treguar fillimet e saj kur ka hapur për herë të parë rezidencën me të moshuarit.

E ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën” në RTV Ora,  ajo shprehet se për tre muaj e ka mbajtur shtëpinë me një person e cila e konsideronte “Shën Mërie”.

Ajo ka bërë edhe një thirrje për të gjithë ata që ndërmarrin një nismë për ta hapur qendra për të moshuar.

“Para 15 viteve me një person tre muaj, e cila nuk më thërriste Lili por “Shën Mërie”, unë ato fjalë i ndjej thellë në shpirt, dhe dua që gjithsecili të japë sa më shumë dashuri dhe respekt. Ato thinja flasin vetë. I bëj thirrje gjithsecilit që hap këto qendra, që në radhë të parë të llogarisë që po bën një bamirësi, po ngre një xhami. Lum ai që bën mirë."

Teksa tregon se si është një ditë në shtëpinë “Rrezet e Jetës”, ajo thotë se ka fituar shumë nëna, motra dhe vëllezër.

"Kemi histori të ndryshme, por unë dua që gjithsecili aty të ruajë privatësinë. Mendoj se ia kam arritur atij qëllimi që unë kam fituar një nënë. Unë kam fituar shumë nëna shumë baballarë , vëllezër dhe motra. Familjarët tregojnë shumë vëmendje edhe pse janë larg. Ata bëjnë një ditë e zakonshme dhe normale. Por ka shumë festa, ka shumë gjallëri. Marrëdhëniet i kanë shumë të mira me njëri-tjetrin. Dita mbyllet shumë bukur."

Ajo thotë se prej javësh nuk ka shkuar në shtëpi.

“Kam javë që nuk shkoi në shtëpi, sipas situatës. Sot më ishte mërzitur një nënë. Më tha: Jam mërzitur do iki te goca se nuk  fjete ti me mua mbrëmë nuk ishe këtu.” Pastaj kapa dhe e përqafova.”/ Ora News/