FOTO/ Një "kancelare" për përkëdhelje: Njihuni me arushin prej pelushi të Angela Merkel, nuk do ta besoni sa kushton

Duket se Angela Merkel ka shumë adhurues nëpër botë. I tillë është Martin Herman, pronar i një dyqani lodrash, i cili punoi me dorë një arushë pelushi, duke portretizuar fytyrën e Merkel.

Edhe pse Merkel po largohet nga posti i kancelares, arushi prej pelushi do të mbetet si simbol për të kujtuar 16 vitet e kontributit të Merkelit në politikën gjermane.

FOTO/ Një "kancelare" për përkëdhelje: Njihuni me

Arushi prej pelushi i Angela Merkerl kushton plotë 189 euro.

"Arushat prej  pelushi janë punuar të gjithë me dorë, një nga një. Duhen rreth 4 orë, durim dhe art i madh. Partnerët tanë investojnë shumë pasion, shumë kohë për secilën pjesë, për një rezultat perfekt, ”  thotë Herman.

FOTO/ Një "kancelare" për përkëdhelje: Njihuni me

 

"Ne kemi një listë të gjatë pritjeje për këdo që dëshiron të porosisë, 500 arushët e parë kanë mbaruar brenda pak ditësh.  Lufta për arushin pelushi të Merkel sapo ka filluar. Njëri prej tyre tashmë i është dërguar Merkelit," thotë  Martin.

FOTO/ Një "kancelare" për përkëdhelje: Njihuni me

 "Kemi një traditë të gjatë në zanatin tonë për të bërë arushë pelushi të politikanëve të mirënjohur të gjitha niveleve dhe vendeve," thotë Martin Herman.

"Ne e bëmë arushin pelushi Angie në 2005, kur Merkel mori postin e kancelares. Dhe atëherë ne patëm idenë për të bërë një tjetër për ta nderuar atë pas asaj që ajo arriti  këtu ku është tani për 16 vjet ".

FOTO/ Një "kancelare" për përkëdhelje: Njihuni me

Arushi prej  pelushi duket si Merkel, i njëjti stil flokësh, i njëjti gjerdan margaritar me ngjyrat e flamurit gjerman, e njëjta xhaketë  dhe  të njëjtat pantallona. Gjithashtu, Martini ka krijuar arushë edhe për shumë figura të mëdha politike, si Barak Obama dhe Mbretëresha Elizabeth./Ora News/