Princ Leka dhe Elia në dasmën mbretërore që po mbahet në Rusi, e para pas 104 viteve pauzë

Sot në Rusi u zhvillua dasma e parë mbretërore që nga revolucioni bolshevik i vitit 1917, që përmbysi monarkinë Romanov.

Në ceremoninë luksoze morën pjesë aristokratë nga e gjithë Evropa.

Sigurisht nuk kishte si të mungonte dhe çifti mbretëror i Shqipërisë, Princ Leka II dhe Princeshë Elia Zaharia.

Princesha Elia duket mjaft elegante me kostumin ngjyrë bojë-qielli, të kombinuar me një kapele elegante. Krahë saj Princ Leka i veshur me një kostum ashtu si një aristokrati i ka hije.

Princ Leka dhe Elia në dasmën mbretërore që po mbahet

Por kush është çifti që  realizoi dasmë mbretërore pas një pauze prej 104 vitesh?

Sot  kurorëzuan dashurinë e tyre, Duka i Madh George Mikhailovich Romanov, 40 vjeç dhe e fejuara e tij italiane Rebeça Virginia Bettarini, 39 vjeç.

Princ Leka dhe Elia në dasmën mbretërore që po mbahet

Ceremonia luksoze u zhvillua në katedralen e Shën Isakut në ish kryeqytetin perandorak Shën Petersburg në prani të dhjetëra mbretërve evropianë.

Princ Leka dhe Elia në dasmën mbretërore që po mbahet

Qindra mysafirë të huaj udhëtuan në qytetin e dytë të Rusisë për ceremoninë e krishterë ortodokse, përfshirë Mbretëreshën Sofia të Spanjës, Princin Rudolph dhe Princeshën Tilsim të Lihtenshtajnit, dhe ish -mbretin dhe mbretëreshën e Bullgarisë./Ora News/