Shakira sulmohet nga 2 derra të egër në park

Ylli i muzikës pop Shakira ka thënë se ajo ishte viktimë e një sulmi të rastësishëm nga derrat e egër ndërsa shëtiste në një park në Barcelonë me djalin e saj 8-vjeçar.

Këngëtarja kolumbiane tha se kafshët e sulmuan atë, para se të grisnin çantën e saj dhe të largoheshin drejt pyllit.

Ajo ndau historinë e saj të çuditshme në një seri tregimesh në Instagram.

Duke mbajtur çantën të shqyer drejt kamerës, ajo tha: "Shikoni se si më kanë bërë çantën dy derra të egër që më sulmuan në park."

"Ata po e çonin çantën time në pyll bashkë me telefonin tim celular," vazhdoi këngëtarja. "Ata kanë shkatërruar gjithçka."

Ajo pastaj iu drejtua djalit të saj, babai i të cilit është futbollisti i Barcelonës, Gerard Piqué, dhe tha: "Milan trego të vërtetën. Trego se si mamia jote qëndroi para derrave të egër".

Derrat gjithnjë e më agresivë kanë pushtuar kryeqytetin katalanas vitet e fundit.

Në vitin 2016, policia spanjolle mori 1,187 telefonata në lidhje me derrat e egër që sulmonin qentë, pengonin trafikun dhe përplaseshin me makina në qytet.

Në vitin 2013, një oficer i policisë së qytetit u përpoq të merrte vetë përgjegjësinë për problemin dhe qëlloi me një revole shërbimi në një derr, por  goditi partnerin e tij gabimisht, shkruan BBC