Njihuni me infermieren që nuk i ka prerë flokët për 23 vite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2021, 22:59
Një infermiere ruse e cila ka rritur flokët e saj për 23 vjet ka zbuluar se bishti i saj tani është aq i gjatë sa gati arrin në tokë.
Çuditërisht, Anzhelika Baranova, 28 vjeç, nga Irkutsk, Rusi , tha se flokët e saj nuk kërkojnë shumë mirëmbajtje dhe ajo thjesht i lan dy herë në javë dhe i lë të thahen në ajër.
Dhe megjithëse ajo pranon se ndonjëherë mund të jetë e pakëndshme, Anzhelika tha se ia vlen për gëzimin që merr nga flokët e saj.
“Si fëmijë i kam pasur flokët e bukura, dhe prej 5-vjeçare nuk i kam prerë”, ka thënë rusja.

