Si nëpër filma/ Grabitet hoteli luksoz ku po pushonte Lionel Messi

Duke se telashet nuk e lënë të qetë yllin argjentinas të futbollit, Lionel Messi.

Ndërsa po pushonte me familjen në një hotel luksoz në Paris, godina u bastis nga grabitësit, të cilët vodhën miliona euro dhe sende të çmuara nga 4 dhoma të hotelit.

Si nëpër filma/ Grabitet hoteli luksoz ku po pushonte Lionel Messi
Hoteli luksoz "Royal Monceau de Paris"

Kamerat e sigurisë regjistruan lëvizjet e hajdutëve.  Si nëpër filma, dy hajdutët hynë në ndërtesë nga çatia e hotelit .

Edhe pse masat e sigurisë u forcuan, pas mbërritjes së yllit të futbollit në hotel, duket se nuk patën sukses.

Një pushuese e hotelit tha se i ishin grabitur  një gjerdan me vlerë 3,500 euro, një palë vathë me vlerë gati 600 euro dhe rreth 2,300 euro para./Ora News/