Kozaku publikon videon e rrëmbimit, ja çfarë regjistruan kamerat

Kozak Braçi ka publikuar pamjet e momentit të rrëmbimit të tij pak ditë më parë në Tiranë.

I ashtuquajtur "Mbreti i Instagramit" Kozaku u rrëmbye nga disa persona, të cilët sipas tij ishin shokët e Fabio Dushkut , me të cilin Kozaku kishte konfliktuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Megjithatë rrëmbyesit e Kozakut nuk janë kapur ende nga policia, kjo e fundit  ka shpallur në kërkim  shokët dhe vëllanë e Fabio Dushkut, i cili ndodhet në burgjet e Greqisë.